Ushtria e Kanadasë ka akuzuar pilotët ushtarakë kinezë për mungesë profesionalizmi dhe sjellje të rrezikshme, gjatë përplasjeve të tyre të fundit në hapësirën ndërkombëtare ajrore. Avionët e përfshirë në këtë incident ishin dislokuar në Japoni si pjesë e përpjekjeve shumëkombëshe për të zbatuar sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut, për shkak të shkeljeve të Penjanit për programin e tij të raketave dhe armëve bërthamore.