Kim Jong Un, udhëheqësi i Koresë së Veriut teksa vizituar bazat raketore për të inspektuar gatishmërinë e tyre, tha se aftësitë bërthamore të Shteteve të Bashkuara janë kërcënim në rritje për shtetin e tij, raportoi media shtetërore koreanoveriore, KCNA. Arsenali strategjik bërthamor i SHBA-së paraqet “një kërcënim gjithnjë e në rritje” për Korenë së Veriut dhe kjo gjë bën që Pheniani të mbajë një pozicion të rreptë kundërveprimi të forcave të saj bërthamore, citohet të ketë thënë Kim, sipas KCNA-së.