Kim Kardashian prej kohësh është përfshirë seriozisht në karrierën e saj të re si avokate. Së fundmi mësohet se ajo do të krijojë dhe do të drejtojë një podcast javor, përqëndruar tërësisht mbi reformën e burgut në SHBA. “The Wall Street Journal” raportoi se ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka nënshkruar një kontratë me “Spotify” në mënyrë që zëri i saj të dëgjohet kurdo, kudo dhe nga kushdo. Edhe pse nuk është bërë publike shuma që ajo do të përfitojë nga kjo marrëveshje, diskutimet për realizimin e këtij podcasti kanë nisur që vitin e kaluar. Megjithatë duhet theksuar se të ardhurat që Kim do të marrë nga profesioni i ri, të cilin e konsideron thjesht passion, nuk kanë rëndësi, pasi pasuria e saj shkon deri në $350 milionë dollarë, e ndërsa e bashkëshortit Kanye West 1.3 miliardë dollarë, duke e bërë kështu dyshen çiftin më të pasur në industrinë e showbizit.