Top News/ Kim Jong un, ‘përshëndet’ SHBA-në / Lëshon breshëri raketash balistike ditën e zgjedhjeve
05/11/2024 11:51

Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi mëngjesin e të martës, tha ushtria e Seulit. Ky është testimi i dytë i raketave që Pheniani kryen brenda ditësh dhe lëshimi i raketave u bë vetëm disa orë para se amerikanët t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Koreja e Veriut javën e kaluar testoi një raketë, që tha se ishte raketa e saj më e fuqishme balistike ndërkontinentale që operon me karburante të ngurta. Ky ishte testimi i parë i kryer nga Pheniani që kur Koreja e Veriut u akuzua për dërgimin e ushtarëve për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës. Pheniani, që ka mohuar dislokimin, është nën presion ndërkombëtar për të tërhequr trupat nga Rusia, me Seulin që paralajmëroi të martën se mijëra ushtarë po dislokohen në zonat e vijës së fronti, përfshirë në Kursk. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Seulit tha se ka detektuar lëshimin e “disa raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi në orën 07:30, sipas kohës lokale, që u lëshuan drejt ujërave lindore të Gadishullit Korean”. Raketat fluturuan rreth 400 kilometra dhe ushtria e Seulit tha se ka gjurmuar në kohë reale dhe ka ndarë informacione me Tokion dhe Uashingtonin. “Në përgatitje për lëshime të reja, ushtria jonë ka forcuar vëzhgimin dhe gatishmërinë”, tha ushtria. Tokio po ashtu ka konfirmuar testimin e fundit të Phenianit dhe zëdhënësi i Qeverisë, Yoshimasa Hayashi, tha se “lëshimet e vazhdueshme të raketave nga Veriu kërcënojnë paqen dhe sigurinë e shtetit tonë”.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34