Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe vajza e tij Ju Ae provuan tankun e ri të betejës së vendit në një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, raportoi media shtetërore të premten, në shenjën e fundit se ajo po përgatitej si trashëgimtare e tij. Fotografitë e publikuara nga media shtetërore treguan Kim Jong un me pamje të gëzuar të ulur sipër tankut në lëvizje me xhaketën e tij karakteristike prej lëkure, ndërsa koka e adoleshentes Ju Ae dilte nga poshtë kapakut të tankut, gjatë stërvitjeve të enjten.