Shtëpia e Bardhë tha se grupi “Ëagner”, një kompani private ushtarake ruse, ka marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut për të ndihmuar forcat e saj që luftojnë krah për krah me trupat ruse në Ukrainë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane përcaktuan se Koreja e Veriut nisi një dërgesë fillestare armësh që përfshinte raketa, muajin e kaluar.