Asambleja e Këshillit të Europës do të diskutojë këtë të hënë mbi situatën e krijuar mes Prishtinës dhe Beogradit, nisur nga sulmi terrorist mbi policinë e Kosovës, ku humbi jetën Rreshteri Afrim Bunjaku. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku është edhe një nga propozueset e një rezolute të Partive Popullore Europiane, që dënon sulmit në Banjskë, e nga ana tjetër kërkon vënien para përgjegjësisë të të gjithë përgjegjësve. Tabaku ka reaguar para kësaj séance, teksa jep detaje.