Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e djalit të Ali Khamenei, Mojataba Khamenei, si lider i ri suprem i Iranit, duke deklaruar se kushdo që zgjidhet pa miratimin e Uashingtonit nuk do ta ketë të gjatë në këtë post. Deklarata erdhi disa orë para se media shtetërore iraniane të raportonte se Asambleja e Ekspertëve kishte zgjedhur si udhëheqës të ri suprem Mojtaba Khamenei, djalin e Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra pas nisjes së luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit më 28 shkurt.