Top News – KFOR të ‘dëbojë’ policinë e Kosovës / Daçiç kundër NATO-s, ‘Ushtria jonë në gatishmëri!’
29/05/2023 11:20

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se detyrë e KFOR-it është të ndalë aktet e njëanshme të Prishtinës, e jo të pengojë punonjësit të hyjnë në ndërtesat komunale. “Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiç. Ai shtoi se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie. Autoritetet serbe kanë vendosur që forcat e tyre të armatosura të mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë deri në një njoftim të radhës, për shkak të situatës në veri të Kosovës. Këtë mëngjes, grupe serbësh lokalë protestuan sërish në veri duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Atje ishte edhe kryetari i Listës Serb, Goran Rakiq, i cili i kërkoi ushtarëve të KOFR-it që të largojnë Policët e Kosovës, gjë që u refuzua. Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në veri ka prezencë të shtuar të pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Të premten, serbët e veriut u përballën me Policinë e Kosovës në Zvecan, ku pati edhe të shtëna armësh, gaz lotsjellës dhe bomba shokuese, pasi kjo e fundit po ndihmonte kryetarët e rinj të hynin në zyrat komunale. Hyrja e tyre në ndërtesat komunale nga faktori ndërkombëtar u cilësua si “hyrje me forcë” dhe nga Qeveria e Kosovës u kërkua që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

Top News- Policia greke i detyron të rrahin njëri-tjetrin/BBC zbulon dhunën barbare ndaj emigrantëve
14/04 10:24
Top News – Drejtësia në shënjestër! DW-Si intimidon Vuçiç gjyqtarët dhe prokurorët
13/04 21:30
Top News-Grevë 72-orëshe nga transportuesit/Bllokohen doganat drejt Malit të Zi, Bosnjes dhe Serbisë
13/04 12:05
Top News- Vuçiç ‘terror’ gjyqtarëve e prokurorëve që i dalin kundër, me shpatë kundër drejtësisë
13/04 11:12
Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50