KFOR ka njoftuar për një rritje të përkohshme të prezencës ushtarake në Kosovë për shkak të një stërvitjeje që do të organizohet nga data 27 shtator deri më 2 nëntor të këtij viti. Bjë kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuara do të mbërrijë në Kosovë më 11 shtator për t’u familjarizuar fillimisht me asetet dhe personelin e KFOR-it para fillimit të stërvitjes. Pas përfundimit të stërvitjeve, siç bën të ditur KFOR, kontingjenti i trupave të ardhura do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.