Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjenerali Angelo Michele Ristuccia, është takuar në mbrëmjen e së hënës me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të diskutuar situatën aktuale në Kosovë dhe tensionet e krijuara për shkak të mosarritjes së marrëveshjes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçic në Bruksel për çështjen e targave.