Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, fajësoi të dielën në mbrëmje kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për situatën në veri, ndërsa akuzoi forcat paqeruajtëse të NATO-s se i dhanë lejen policisë së Kosovës të vrasë grupin e serbëve që vrau një pjesëtar të policisë.Në një konferencë me gazetarë të dielën në mbrëmje, zoti Vuçiç tha se serbë nga Kosova e jo nga Serbia “ngritën krye duke mos dashur të vuajnë më nën terrorin e Kurtit” dhe “ishte vetëm çështje kohe kur ata që ndiqeshin nga policia do të provonin të bëjnë diçka për veten dhe familjet e tyre”, tha ai.