Flora, e luajtur nga Rovena Lule Kuka, është një gazetare shqiptare që jeton në Europë dhe vendos të vizitojë Shqipërinë për të prodhuar një dokumentar për Nënë Terezën. Por, këtu përjeton përplasjen e dy kohëve, të djeshmen dhe të sotmen kur mëson historinë e familjes e të vetes nga hije të së shkuarës.