Ka përfunduar pa u arritur një marrëveshje në Këshillin Politik për hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Edhe bisedimet mbi tre orëshe të kësaj të marte nuk kanë mjaftuar për të afruar palët, te cilat akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim procesi. Pika kryesore që i ndan palët lidhet me formulën e koalicioneve. Opozita jashtëparlamentare PD-LSI nuk pranon që të ndryshohet formula e koaliconeve zgjedhore. Përfaqësuesit e PD-LSI, Bylykbashi dhe Vasili thanë pas mbledhjes së janë dakord me listat, por që të hapen 100%, por me kushtin që koalicionet të mos preken.