Prokuroria e Posaçme refuzoi kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që t’i jepej leje kryebashkiakut Erion Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e diskutimit për buxhetin e vitit të ardhshëm të kryeqytetit. Kërkesa është refuzuar me arsyetimin se Këshilli Bashkiak nuk përmbush kriteret ligjore që të mundësojnë marrjen e lejes nga Veliaj.