Këshilli i Sigurimit i OKB-së e quajti të hënën ndërtimin e paautorizuar nga turqit qipriotë brenda zonës tampon të OKB-së që ndan Qipron, një shkelje të status quo-së që është në kundërshtim me rezolutat e këshillit dhe dënoi sulmin e tyre ndaj paqeruajtësve të OKB-së. Deklarata e këshillit u lëshua pas konsultimeve të mbyllura urgjente nga 15 anëtarët e tiji dhe erdhi një ditë pas kritikave të Erdogan ndaj paqeruajtësve të OKB-së për bllokimin e ndërtimit. Erdogan e quajti veprimin e OKB-së "të papranueshëm" dhe akuzoi forcën paqeruajtëse për paragjykim ndaj turqve qipriotë. Ai tha se Turqia nuk do të lejojë asnjë sjellje "të paligjshme" ndaj turqve etnikë në Qipro.