Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka thënë se vendi i tij planifikon të ketë ushtrinë më të fortë në Evropë në dy vjet dhe shpjegoi se si do ta arrijë këtë, shkruan Mirror. Nxitur nga kërcënimi i agresionit rus, qeveria polake filloi një investim të madh të mbrojtjes prej shumë miliardë eurosh, që rezultoi në porosi masive për tanke, artileri dhe avionë luftarakë. Qeveria, e cila përballet me zgjedhje të përgjithshme në vjeshtë, synon gjithashtu të dyfishojë numrin e ushtrisë polake në 300 mijë anëtarë të përhershëm, si pjesë e një politike ambicioze të mbrojtjes që mund ta kthejë Poloninë në fuqinë kryesore ushtarake të kontinentit.