Është shtyrë për të martën seanca gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit në lidhje me masat e sigurisë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Në gjykatën e posaçme të Apelit përballë gjyqtares Ilirjana Olldashi avokatët e Berishës dhe Malltezit kanë dhënë argumentat e tyre se përse nuk qëndrojnë akuzat dhe kanë argumentuar ligjërisht, se përse gjykata nuk duhet të caktojnë masë për Berishën dhe Malltezin