Kryetari i subjektit opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendim që të shtyjnë zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës. Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj tha se gjendja në veri të Kosovës nuk garanton që zgjedhjet e parapara për 23 prill të sjellin sukses.