Gazeta italiane Il Giornale ka realizuar një shkrim të gjatë kushtuar tensioneve të vazhdueshme në Veri të Kosovës. Sipas gazetës. Serbia është rikthyer në qendër të arenës evropiane, dhe aspiratat e saj për hegjemoni rajonale, po i prishin gjumin diplomatëve në kancelaritë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Il Giornale, Aleksandër Vuçic riktheu tensionet Serbi-Kosovë për të kërkuar shkëmbime territoresh.