Kim Jong-un ka thënë se do të forcojë programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, pasi e quajti një aleancë të sigurisë midis Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë një kërcënim të rëndë për vendin e tij. Në një fjalim të mbajtur në një ceremoni në 77-vjetorin e Ushtrisë Popullore Koreane, Kim Jong un, akuzoi Uashingtonin për orkestrimin e një blloku ushtarak të stilit të NATO-s në rajon. Kim Jong un tha se marrëveshja trepalëshe e sigurisë midis Uashingtonit, Seulit dhe Tokios "po ngrinte një sfidë serioze për mjedisin e sigurisë së Koresë së Veriut", sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve, KCNA.