Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka dorëzuar emrat e përfaqësuesve të saj për në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Dokumenti në fjalë mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, teksa vjen 3 ditë para mbarimit të afatit zyrtar të vendosur nga Komisioni qendror i zgjedhjeve. Por përballë emrave të Berishës, janë edhe ata të grupimit ‘Alibeaj’, të cilët pritet që të depozitohen në KQZ të hënën.