I arrestuar prej 7 muajsh për korrupsion në zgjedhje, Fredi Beleri disa herë ka bërë kërkesë për tu betuar si kryetar Bashkie në Himarë, aty ku u shpall fitues me një diferencë të ngushtë votash nga rivali i tij Jorgo Goro. Gjykata e Lartë këtë të premte përmes një njoftimi zyrtar, sqaroi se gjykata e Durrësit nuk është kompentee për shqyrtimin e kësaj kërkese, por është Gjykata e posame antikorruupsion, e cila ka në ngarkim edhe dosjen e Belerit.