Një gjykatë divorcesh në Pekin, ka urdhëruar një burrë të paguajë të shoqen për punët e shtëpisë që ajo ka bërë gjatë kohës në të cilën kanë qenë të martuar. E ky po konsiderohet një vendim historik. Gruaja do të marrë 50 mijë yuan, ose 7700 dollarë amerikanë, për pesë vitet e punës së saj të papaguar.