Top News/ Kërkohet në parkingje e qendra tregtare / Spanjë, frikë se do të rritet numri i viktimave
04/11/2024 15:21

Qindra punonjës të emergjencave civile dhe ushtarakë po kërkojnë në qendra tregtare, garazhe dhe parkingje nëntokësore për më shumë viktima të përmbytjeve në rajonin e Valencias që kanë vrarë deri më tani, të paktën 214 njerëz, ndërsa zemërimi i publikut rritet për trajtimin e katastrofës nga autoritetet spanjolle. Paralajmërimet për mot të keq janë në fuqi në disa pjesë të Valencias dhe Katalonjës fqinje të hënën, me njerëzit në zonat e prekura që janë këshilluar të qëndrojnë larg rrugëve dhe bregut të detit apo edhe lumenjve. Shi i rrëmbyeshëm u regjistrua në zonën e Barcelonës të hënën në mëngjes, duke bërë që qeveria rajonale të lëshojë alarme për mbrojtjen civile dhe të anulojë të gjitha shërbimet lokale të trenave. Gjatë fundjavës, personeli i njësisë së emergjencave ushtarake të forcave të armatosura i përqendroi përpjekjet e tyre në qendrat tregtare dhe parkingjet e makinave ku njerëzit mund të kenë mbetur të bllokuar nga përmbytjet, që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm që ekspertët i kanë lidhur me emergjencën klimatike. Të dielën, kërkuesit arritën të hyjnë në parkun e makinave nëntokësore të kompleksit të madh tregtar Bonaire në qytetin Valencias, pasi pompuan ujin e përmbytjeve dhe pastruan baltën. Fatkeqësia, e cila ka shtyrë qeverinë qendrore të nxjerrë në rrugë 10,000 trupa të ushtrisë dhe oficerë policie, ka vrarë 210 njerëz në Valencia, tre në Castilla-La Mancha dhe një në Málaga. Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e ndihmës po arrijnë në zona që në parë kanë qenë të paarritshme.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34