Të enjten, pas tre vjetësh politike izolimi ndaj Kinës, kancelari Olaf Scholz do të jetë kreu i parë i një qeverie perëndimore që do të udhëtojë në Pekin me një delegacion biznesi. Kina është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, ndërsa ekonomia gjermane po investon shumë atje. Në shtator, koncerni BASF hapi një fabrikë të madhe prodhimi në Zhanjiang, në jug të Kinës.