Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i quan lajme të rreme raportimet mediatike të ditëve të fundit për tërheqje të kompanisë Shell nga kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut. Përmes një deklarate, ministria thotë se procesi i kërkimeve për naftë vazhdon me vështirësitë përkatëse si pasojë e formacionit gjeologjik tejet kompleks të nëntokës së kësaj zone. Ministria thotë se është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.