Kërkesat për azil po rriten sërish, pasi shënuan rënie gjatë periudhës 2020-2021, të ndikuara nga kufizimet për udhëtime që u vendosën gjatë pandemisë. Në 7 muajt e parë të këtij viti u regjistruan gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfishuar.