Një rezolutë për një gjuhë të përbashkët shqipe i është drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë, duke i dërguar kërkesën dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit.m shkrimtari nga Kosova, Migjen Kelmendi, i cili është një nga inciatorët e kësaj ideje, ka shpërndarë këtë rezolutë, duke thënë se në këtë nisme duhet të përfshihen edhe Maqedonia e Mali i Zi Në këtë rezolutë, është kërkuar që në mbledhjen e dy qeverive, të nënshkruhet marrëveshja për ngritjen e komisionit ndërshtetëror për hartimin e propozimeve “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”.