Presidenti Ilir Meta kërkon shpalljen e Gjendjes së fatkeqësisë Natyrore në zonat e përmbytura në Shkodër. Duke bërë një analizë të situatës, Meta, përmes një deklarate për mediat thotë se situata e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumnjve Drin dhe Buna, po shkon drejt ekstremeve të paparashikuara.