Teksa banorët e Rrjollit prej dy muajsh protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në toka që pretendojnë se janë në pronësi të tyre, dy deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë me zëvendëskryeministren, Albana Koçiu. Në dokument thuhet se në 15 janar të këtij viti, agjencia e zhvillimit të territorit miratoi lejen e ndërtimit në Rrjoll të Shkodrës, e cila u konfirmua dy ditë më pas nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Vendim, i cili mban firmën e ish numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.