Kim Kardashian i ka kërkuar stafit të saj që të veshin ngjyra neutrale. Kjo kërkesë e çuditshme ka habitur jo pak ndjekësit e 42 vjeçares. Mesa duket ajo ka një kod veshjeje shumë specifike për këdo që punon në rezidencën madhështore prej 60 milionë dollarësh: të veshin ngjyra neutrale në mënyrë që të mos prishni pamjen e ambientit. Gjatë një interviste të fundit, kur ajo u pyet nëse nuk është rastësi që punonjësit e saj veshin rroba në tone delikate, ajo e konfirmoi këtë duke shtuar se atyre u lejohet të veshin “gri, të zezë, blu të zbehtë, të bardhë. Të gjitha ngjyrat neutrale’.