Ish kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të qeverisë në Britaninë e Madhe, sa i përket shqiptarëve të zgjedhin këtë shtet për të emigruar. Berisha i kërkoi qeverisë, parlamentit e politikanëve në Britani, të analizojnë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve.