Top News – Kërcënoi me bombë Kongresin/ Dorëzohet agresori, rezistoi për mbi 5 orë
19/08/2021 22:23

Një burrë që tha se kishte një bombë në kamionin e tij pranë Kapitolit iu dorëzua policisë të enjten pas një përplasjeje që paralizoi një pjesë të Uashingtonit për më shumë se pesë orë. Shefi i Policisë së Kapitolit J. Thomas Manger u tha gazetarëve se personi i identifikuar si Floyd Ray Roseberry, parkoi automjetin e tij në një trotuar jashtë Bibliotekës së Kongresit amerikan në mëngjes dhe i tha një oficeri që iu afrua se kishte një bombë. Policia mbylli rrugët dhe evakuoi ndërtesat aty pranë ndërsa negocionte me Roseberry-n. "Ai u dorëzua dhe nuk rezistoi dhe oficerët ishin në gjendje ta merrnin në paraburgim pa incidente," tha zoti Manger. Policia nuk tha nëse ai kishte ndonjë eksploziv. Një video e transmetuar drejtpërdrejt në Facebook tregonte personin, duke folur nga brenda një kamioni të zi të parkuar në një trotuar. "Revolucioni po vazhdon," thoshte ai. "Po përpiqem të lidhem në telefon me (Presidentin amerikan) Joe Biden".Disa godina përreth u evakuuan, përfshirë Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Një stacion metroje aty pranë u mbyll. Policia bllokoi rrugët përreth kompleksit të Kapitolit ndërsa kamionët e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit u nisën drejt zonës. Agjencia e Kontrollit të Armëve të zjarrit dhe Eksplozivëve tha se po dërgonte një teknik bombash për të ndihmuar policinë. Edhe Byroja Federale e Hetimit është angazhuar. Zona zakonisht e mbushur me njerëz pranë Kongresit ishte relativisht e shkretë, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara dhe Senati nuk kanë seanca. Zona u rrethua me gardh të sigurisë së lartë pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump, por ai u hoq në korrik. Pamjet: AFP

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11