Policia e Tepelenës vuri në pranga një 42 vjecar, i cili u shpall në kërkim disa ditë më parë, nën dyshimin se kërcënoi me armë zjarri një person. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me shërbimet e DVP Gjirokastër arrestuan Ervin Tralon, banues në fshatin Peshtan, pas informacioneve që ata siguruan në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim. 42 vjecari u shpall në kërkim në 2 nëntor, pasi ai qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti që pati me një 48 vjecar, me qëllim për të kërcënuar këtë të fundit.