Pas ministrit të Brendshëm, Xhelal Zveçla, një kërcënim me jetë ka mbërritur edhe në adresë të Albin Kurtit nga profili në rrjetet sociale, organizatës terroriste serbe “Severna Brigada”, shqip Brigada e Veriut. Në postim, organizata i drejtohet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se kanë armatim “me tonelata”. Me anë të një imazhi të një arme të llojit “snajper”, të shpërndarë në Facebook, shkruhej: “Kurti, kësi kemi me tonelata”.