Presidenti rus Vladimir Putin e vuri forcën bërthamore ruse në gatishmëri në fillim të luftës në Ukrainë. A po kërcënon Putini kundërshtarët e tij në Perëndim me një sulm bërthamor? Me më shumë se 6300 armë bërthamore, Rusia mban arsenalin më të madh bërthamor në botë. Ndërkohë nga partnerët e NATO-s, SHBA-të kanë forcën më të madhe bërthamore me rreth 5800 koka bërthamore. Por si mbrohet Evropa nga një sulm me armë bërthamore?