Pak orë pasi Kryeministri Kyriakos Mitsotakis vizitoi për herë minitoritetin grek në vendin tonë, ku u prit nga Kryeministri Edi Rama, mediat në Athinë kanë zbuluar detaje nga shkëmbimet e fundit diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë. Gazeta greke Kathimerini raporton se ministri i Jashtëm Nikos Dendias i përcolli një mesazh shumë të qartë kryeministrit Edi Rama duke e paralajmëruar se Athina mund të bllokojë anëtarësim e Shqipërisë në BE.