Top News – ‘Kërcënime ndaj administratës’/ Basha akuzon KAS dhe KQZ për bashkëpunim me Ramën
11/05/2021 13:08

Menjëherë pas depozitimit të dosjeve voluminoze për ankimim të rezultateve të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar takimet në terren me strukturat e kësaj force politike. Në fjalën e tij Basha ngriti akuza të forta duke pretenduar kërcënime të administratës publike për të siguruar vota si dhe nuk la pa përmendur edhe emra konkretë të përfshirë në këtë çështje. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi kërcënuan administratën publike sesi e përdorën atë, sesi punësuan në mënyrë të paligjshme dhe pastaj kanë filluar largimin nga puna, që nga Ardian Çela i OSHEE tek Benet Beci i KESH-it e Laert Duraj i Postës Shqiptare e dhjetëra e dhjetëra të tjerë dosjet e të cilave dergjen prej dy muajsh në SPAK dhe në Prokuroritë e vendit. Sfidë për drejtësinë e re, e ka konsideruar Basha depozitimin e ankimimeve për rezultatet e 9 qarqeve. Në fjalën e tij kryedemokrati ka akuzuar Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksineve për zbatim të urdharave të Edi Ramës . Kjo është një sfidë për drejtësinë e re, kjo është një sfidë për institucionet zgjedhore ku dje janë depozituar kërkesat për pavlefshmërinë në 9 qarqe dhe rivotimin në 9 qarqe. Është e njëjta KQZ dhe i njëjti KAS i cili me urdhër të Edi Ramës prishi fletën e votimit, pasi prishën Kushtetutën dhe pasi miratuan në mënyrë anti-Kushtetuese ndryshimet e 5 tetorit. Në këtë takim të demokratëve ka dominuar insistimi i tyre në mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve, duke mos sqaruar nëse pretendimet e demokratëve do të shoqërohen apo jo me protesta në ditët në vijim.

Top channel/“Kapitulli i bujqësisë, më sfiduesi”, kryeministri Rama : Buxhet 100 milionë euro për…
22/12 12:20
Top Channel/ Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, rritet rreziku për aksidente, pamje
22/12 12:16
Top News- Sherri me dy të plagosur në Kukës / Vetëdorëzohen dy vëllezërit, autorë të konfliktit
22/12 12:07
Top Channel/ Protestë në Vlorë, drejtuesit e autobusëve kërkojnë ndalimin e furgonave të paligjshëm
22/12 12:01
Top News – 150 mln euro të pashpenzuara. Qeveria ua merr institucioneve, i kalon te pensionet
22/12 11:26
Top News – 150 euro për 150 mijë persona. Qeveria ndan shpërblim festiv për familjet në nevojë
22/12 11:10
Top Channel/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, dhëndri i Berishës mbërrin në GJKKO
22/12 11:03
Top News – ‘SPAK, më i fortë se kurrë’. Dumani dorëzon detyrën, Braho: Mbrojmë pavarësinë tonë
22/12 10:58
Top Channel/ Braho: Në fokus forcimi i strukturës së Prokurorisë,Dumani: SPAK sot më i besueshëm
22/12 10:27
Top News – ‘Dhurata’ e qeverisë për festat, 150 euro për 148 mijë persona
22/12 10:00
Top Channel/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi
21/12 21:27
Top Channel/ Festat, emigrantët kthehen në atdhe! Fluks në portin e Vlorës, në Kakavijë e Morinë
21/12 19:49
Top Channel/ Kërcet arma në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim dy vëllezër
21/12 19:38
Top Channel/ Aksident në aksin Lushnje-Fier, disa të lënduar
21/12 19:25
Top Channel/ Plagosje me thikë në Durrës, 45-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
21/12 19:08
Top News- Festat e fundvitit!/ Fluks automjetesh në pikat e kalimit kufitar
21/12 17:31
Top News- Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 persona në Tiranë dhe Shkodër
21/12 17:28
Top News- Plagosen me armë zjarri dy persona/ Ngjarja në Kukës, shpallen në kërkim dy vëllezër
21/12 17:22
Top Channel/ “Big Brother VIP 5”, spektakli filloi / 14 personazhe dhe shumë surpriza
21/12 15:13
Top Channel/ Rritet krimi nga të miturit / Vetëm në Tiranë janë proceduar 870 të mitur
21/12 15:06
DIGITALB DIGITALB