Diplomati amerikan Gabriel Escobar tha se Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet më të korruptuara në Evropë dhe se shumica e kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit vijnë nga Milorad Dodik. I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor thotë se lideri serb i Bosnjës është thellësisht i korruptuar dhe po përpiqet të përdorë gjuhën etnike si shpërqendrim. Escobar paralajmëroi se i gjithë rajoni do të vuajë pasojat nëse përpjekjet për të zgjidhur krizën në Bosnje dhe Hercegovinë dështojnë.