Gjykata e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj prindërve të të mitur në Lipjan, i cili dyshohet se është keqtrajtuar. 5-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, me plagë në gishta, teksa pritet që t’i nënshtrohet edhe një operacioni. Klinika e Pediatrisë njoftoi se i mituri mbërriti në gjendje të rëndë, teksa dyshohet se është kequshqyer, si dhe ka shfaqur vështirësi në komunikim. Po ashtu, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në procesin e trajtimit janë përfshirë edhe psikologu, psikiatri i fëmijëve dhe punonjës social, me qëllim ofrimin e mbështetjes së nevojshme psikosociale.