Merr fund lidhja mes Keisit dhe Kristit në Shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Të dy u njohën brenda shtëpisë dhe u përfshinë në një romancë, e cila ka zgjatur fare pak. Hyrja në shtëpi e Sabianit, babait të Kieist, bëri që çifti të frenohej në raport me njëri-tjetrin. Megjithatë duket se tani Keisi e ka vendosur ët mos e vazhdojë më lidhjen e saj me Kristin dhe vendimin ua ka komunikuar edhe vajzave të tjera të shtëpisë. Ndarja e Kieist nga Kristi pritet të marrë një hapësirë të madhe edhe në spektaklin e të shtunës në Top Channel, pasi pritet të diskutohet nga vetë protagonistët, banorët e tjerë, por edhe opionionistët në studio.