Spektakli i së shtunës ka qenë i mbushur me emocione dhe plot të papritura. Aktorja Olta Gixhari ka lënë përfundimisht garë duke u larguar nga shtëpia, pasi nuk mund ta duronte dot më distancën me djalin e saj. Vëllai i Madh mori vendimin që të bëhen pjesë e shtëpisë 4 nga ish-banorët e këtij edicioni të dytë. Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo u rifutën sërish në shtëpinë më të famshme.