Top News – KE i përgjigjet Ramës/ Aktivitet rajonal, ne nuk ndërhyjmë në fushatë!
23/03/2021 22:41

Faktin që komisionerja e BE për inovacionin, kulturën dhe edukimin Mariya Gabriel, iu bashkua online një bashkëbisedimi të kreut të PD Lulzim Basha me tematikë arsimin, të transmetuar drejtpërdrejtë nga selia e PD-së, kryeministri Edi Rama e pa si një përfshirje në fushatë, dhe reagoi duke mos i kursyer kritikat ndaj tyre. Shefi i ekzekutivit kërkoi reagimin e Brukselit ndaj këtij episodi, të cilin e përshkroi si “futje hundësh në fushatë elektorale, gjë të cilën sic tha ai, Komisioni Europian nuk e ka zakon ta bëjë. KE-ja reagoi për një media shqiptare përmes zëdhënëses Ana Pisonero, duke i meshuar idese se aktiviteti në fjalë është mbajtur në nivel rajonal dhe nuk ka asnjë ndikim në situatën politike shqiptare. “Komisioni nuk komenton mbi komentet e palëve të treta. Lutemi të keni parasysh që Komisionerja Mariya Gabriel mori pjesë në Tryezën e 18-të Rrumbullakët mbi Arsimimin, me ftesë të Universitetit Modul të Vjenës, i cili është organizatori i këtij eventi. Pjesëmarrja e komisioneres ishte e kufizuar vetëm në dhënien e një fjalimi kryesor”, është shprehur ajo. Pisonero shtoi se “fjalimi, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Komisionit, është i fokusuar mbi iniciativat e fundit europiane në fushën e arsimimit dhe të kërkimit, të cilat vlejnë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Komisionerja nuk bëri ndonjë deklaratë për ndonjë parti politike, por mbajti një fjalim mbi çështjet që kishin të bënin me fushën e saj”, theksoi zedhenesja.

Top Channel/ Zjarri në Shpirag, Banorët: Ndjehemi të rrezikuar, s’kemi ujë për të pirë jo më për…
26/07 13:57
Top News – Trafik ndërkombëtar droge. Rëndohen akuzat në qeli ndaj Alibejt dhe Dervishajt
26/07 13:42
Top News- Pamje të trishta/ Largohuni, nëna, fëmijë…Autoritetet luftë me flakët
26/07 13:12
Top Channel/ Dy të lënduar nga zjarret, po shuante flakët në Delvinë
26/07 12:52
Top Channel/ Zjarre në Borsh/ Flakët përparuan nga zona e Delvinës, po dëmtojnë pyjet dhe ullishtet
26/07 12:50
Top Channel/ Sot dita më e rrezikshme, i gjithë vendi “zonë e kuqe” për mundësinë e zjarreve
26/07 12:49
Top News- Zjarri i dogji shtëpitë, banorët nuk largohen, policia në terren
26/07 12:45
Top News – Lirimi i hapësirave publike. Vijon aksioni në Tiranë, mbi 28 mije m2 ‘të çliruara’
26/07 12:45
Top News- Arrestohen xhaxha e nip, shpërndanin kokainë në zonat e njohura të Tiranës
26/07 12:43
Top Channel/ “Verë dhe portokallë” në Belsh, spektakli i aktorëve të “Portokalli”
26/07 12:32
Top Channel/ Zjarri shumë pranë zonave të banuara, por gruaja me lot në sy nuk pranon të largohet…
26/07 12:26
Top Channel/ Krim pasioni?/ Fier, arrestohet bashkëpunëtori i gruas dhe vajzës që eliminoi babanë
26/07 12:24
Top Channel/ Vapa bën keq për mendjen, mjekët: Përkeqësohen efektet negative
26/07 12:21
Top Channel/ Djegie dhe dehidratim, mjekët: Ç’duhet të kemi kujdes në plazh në ditët e nxehta
26/07 12:19
Top News- Arrestohen tutorët kinezë në Elbasan, kishin apartamente për prostitucion
26/07 12:14
Top Channel/ 29 zjarre në gjithë vendin, qarqet më të rrezikuara
26/07 12:07
Top News- I SEKUESTROHEN 85 çadra dhe shezlongë, aksioni në terren, ndiqet penalisht 59-vjeçari
26/07 11:42
Top News – Braçe ironizon aksionin. ‘Me çfarë e bëjnë bukën? Inspektorët duhet ta dijnë’
26/07 11:34
Top Channel/ Vazhdon zjarri në Shpirag, flakët i afrohen Paftal, ushtria dhe zjarrfikësit në terren
26/07 11:27
Top News- Zjarr në Shpirag, forcat e ushtrisë, policisë dhe zjarrfikës në terrren, përhapen flakët
26/07 11:26