Top News – Katër vjet pas tërmetit të frikshëm/ Në Amatrice, ende s’ka kompensim
26/10/2020 12:06

Më shumë se katër vjet nga nata e 24 gushtit 2016, kur një tërmet i dhunshëm goditi Italinë qendrore duke shkaktuar vdekjen e 299 personave mes Amatrices, Accumoli dhe Arquata del Tronto në Marche. Qyteti i Amatrice-s ishte ndër ata që regjistruan dëmet më të mëdha. Përveç disa ndërtesave historike atje, u shemben edhe dy ish-ndërtesa të Iacp, të njohura si shtëpi popullore, ku humbën jetën 18 viktima. Familjarët e këtyre të fundit, ende edhe sot nuk i kanë marrë ende paratë e dëmshpërblimit. Komuna në fakt nuk i ka në dispozicion fondet e nevojshme. Në 8 shtator mbërriti vendimi i Gjykatës së Rieti në lidhje me shembjen e dy ndërtesave. Banesat publike të lartpërmendura, sipas gjykatësit ishin ndërtuar në vitet 1970 pa respektuar rregulloret sizmike. Për këtë arsye, atyre u mungonte autorizimi sizmik i inxhinierisë civile dhe certifikimi i banueshmërisë nga Komuna e Amatrice-s. Për më tepër, entet dhe organet kompetente nuk kishin kryer kurrë kontrolle dhe verifikime të gjendjes së ndërtesave. Pesë persona të shpallur fajtorë për gabime në ndërtimin e tyre morën dënime që në total shkojnë në 36 vjet burg. Sipas mediave vendase, gjatë procesit disa ente publike janë konsideruar fajtore, në veçanti komuna e Amatrice-s. Atyre u takon tani të paguajnë kompensimin e dëmeve për të afërmit e viktimave dhe t’u shlyejnë atyre rimbursimin e kostove ligjore, pagesa këto që në total duhet të mbërrijnë 18 mijë deri në 383 mijë euro për çdo viktimë.

Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
Top Channel/ “Navalny u vra nga Rusia”! Zbulimi tronditës nga Anglia dhe 4 vende të BE
14/02 19:21
Top News – ‘Do rrëzojmë Papa Françeskun’. Plani i ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë me Epstein
14/02 16:24
Top News – Ombrella bërthamore evropiane. Dritë jeshile nga Franca dhe Gjermania, afrohet dhe Anglia
14/02 16:23
Top Channel/ NATO “i tregon vendin” Serbisë: Aleanca Shqipëri-Kroaci, kyce për stabilitetin!
14/02 15:06
Top Channel/ “Do rrëzojmë Papa Franceskun”, plani i Bannon me Epstein: Godasim dhe Clinton e Xi!
14/02 14:52
Top News – Epoka e artë e marrëdhënieve turko-serbe. Erdogan pret Vuçiç në Ankara
14/02 14:50
Top Channel/ Trump “nuk i ndahet” Iranit: Është koha për ndryshim të regjimit!
14/02 13:54
Top News – Luftë afatgjatë me Iranin. SHBA mbledh trupat rreth Republikës Islamike
14/02 13:46
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja për rënien e popullsisë
14/02 12:49
Top News – “Vrisnim dhe këndonim”. Safari i Sarajevës, rrëfimi tronditës i dëshmitarit
14/02 12:29
Top Channel/Serbia rrit investimet në mbrojtje,Vucic i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë
14/02 12:18
Top Channel/ Rubio “kthen pllakën” në Mynih? Nuk duam ta përcajmë aleancën me Europën, por…
14/02 12:13
Top Channel/ Franca e Gjermania ”OK” ombrellës së përbashkët bërthamore! Afrohet dhe Anglia!
14/02 12:10
Top News – ‘Merzoni’, dyshja e re e fuqishme e Europës. Ngurrimi i Francës zhvendos ekuilibrat në BE
14/02 11:32
Top Channel/ Merz e pranon hapur: BE-ja e ka zvarritur zgjerimin në Ballkan, por do te ndryshojmë!
14/02 11:19
Top News – Mynihu vulosi çarjen SHBA-BE. Konferenca e sigurisë që thelloi pasiguritë
14/02 10:19
Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
DIGITALB DIGITALB