Katër kryetarët e rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës e pranojnë se do ta kenë të vështirë hyrjen në zyrat e tyre të reja, pasi shumica gjenden në objektet e strukturave paralele komunale serbe. Ata thonë se janë të vetëdijshëm për sfidat, por presin ndihmën nga Qeveria e Kosovës që të mundësojë nisjen e punës së tyre.