Top News/ Katër ditë punë, tre pushim…Islanda përqafon ‘javën e shkurtër’, përfiton ekonomia
27/10/2024 14:51

Ekonomia e Islandës po lë pas shumicën e vendeve të tjera evropiane pas prezantimit të një jave më të shkurtër pune, pa humbje në pagë, sipas një hulumtimi të publikuar së fundi. Mes viteve 2020 dhe 2022, 51% e punëtorëve në Islandë kishin pranuar ofertën e orëve më të shkurtra të punës, duke përfshirë një javë katër-ditore, zbuluan dy institute, duke thënë se shifra ka të ngjarë të jetë edhe më e lartë sot. Vitin e kaluar, Islanda regjistroi një rritje ekonomike më të shpejtë se shumica e vendeve evropiane dhe shkalla e saj e papunësisë është një nga më të ulëtat në Evropë, sipas ekspertëve. Studimi i fundit tregon një histori të vërtetë suksesi: orët më të shkurtra të punës janë përhapur gjerësisht në Islandë... dhe ekonomia është më e fortë në një numër treguesish. Në dy testime të kryera mes 2015-ës dhe 2019-ës, punonjësit e sektorit publik në Islandë punonin 35-36 orë në javë, pa ulje në pagë. Shumë prej pjesëmarrësve ndërkohë kishin punuar më parë për 40 orë në javë. Testimi përfshiu 2500 persona, më shumë se 1% e fuqisë punëtore në Islandë në atë kohë, dhe kishte për qëllim ruajtjen ose rritjen e produktivitetit duke përmirësuar ekuilibrin mes punës dhe jetës. Studiuesit zbuluan se produktiviteti mbeti i njëjtë ose u përmirësua në shumicën e vendeve të punës, ndërsa mirëqenia e punëtorëve u rrit "dramatikisht" në një sërë aspektesh. Pas këtyre testimeve, sindikatat islandeze negociuan reduktimin e orëve të punës për dhjetëra mijëra pjesëtarë të tyre në të gjithë vendin. Si pasojë, në vitin 2023, ekonomia e Islandës u rrit me 5%, norma më e lartë e rritjes kjo ms ekonomive të pasura evropiane, e lënë pas vetëm nga Malta. Ka patur një numër eksperimentesh me javën katër ditëshe të punës në të gjithë botën këto kohë. Kjo përfshin një tetsim të suksesshëm në 2022 në 33 kompani me pjesën më të madhe të tyre të bazuara në SHBA dhe Irlandë.

Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36
Top News – Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës
27/03 13:35
Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20
Top Channel/ BE ndalon abuzimet me AI, ndalohen aplikacionet që krijojnë imazhe intime të rreme
27/03 12:19
Top Channel/ Avancojnë bisedimet në Lindjen e Mesme, SHBA shtyn afatin, Izraeli godet Teheranin
27/03 12:04
Top Channel/ G7 takim në Paris për tensionet në Lindjen e Mesme, Hormuzi dhe roli i Rusisë në krizë
27/03 12:04
Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22