Kate Middleton është shtatëzënë për herë të katërt, madje me binjakë. Ky është lajmi ‘bombë’ që po bënë xhiron në mediat botërore. Lajmi është publikuar nga revista amerikane ‘Intouch’ e cila citon burime të sigurta nga Pallati Mbretëror. Sipas revistës amerikane Dukesha e Kembrixhit është tremuajshe shtatëzanë, por që tani Kate dhe princi Uilliam kanë bërë një përzgjedhje paraprake për emrat e binjakëve. Nëse fëmijët do të jenë djem atëhere Edward, Philip ose Michael janë emrat e preferuar, ndërsa nëse binjakët do të jenë vajza do të quhen Alice dhe Rose. Aktualisht Kate Middleton dhe princi Uilliam kanë tre fëmijë, dy djem George e Luis dhe një vajzë Charlotte. Aktualisht nga shtëpia mbretërore e Britanisë së Madhe nuk ka as përgënjeshtrim dhe as pohim të lajmit për shtatëzaninë e Dukeshës së Kembrixhit.