Referuar përgjigjeve të mbërritura nga 22 bashki të vendit, përgjatë vitit të kaluar ato kanë shpenzuar rreth 57 milionë euro për pastrimin e qyteteve, por mbeturinat janë kudo. Kështu në krye të listës qëndron bashkia Tiranë, më e madhja në vend, e cila thotë se përgjatë viteve 2020-2024 ka shpenzuar 13 mld lekë ose 130 mln euro, me një mesatare prej 26 mln euro në vit. Për të njëjtën periudhë bashkia e Tiranës mblodhi 100 mln euro nga taksa e pastrimit, ndërsa pjesa tjetër iu mbështet nga buxheti i shtetit.