Top News – Katari negocion me Hamasin e Izraelin / 10 ose 15 pengje për dy ditë armëpushim
08/11/2023 15:03

Katari po ndërmjetëson negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e mundshëm të 10-15 pengjeve që mbahen në gaza, në këmbim të një armëpushimi të shkurtër, tha një burim i afërt me bisedimet për agjencinë e lajmeve AFP, të mërkurën. “Negociatat e ndërmjetësuara nga katari, në koordinim me SHBA po vazhdojnë me qëllim që të sigurohet lirimi i 10 deri 15 pengjeve në këmbim të një ose dy ditëve armëpushim”, tha burimi duke folur në kushte anonimiteti. Luftimet janë ndezur në gaza prej një muaji, pasi grupi militant palestinez sulmoi në mënyrë të beftë izraelin, më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1400 persona e duke marrë mbi 240 pengje. Në Gaza, 10,569 persona, pjesa më e madhe civilë, janë vrarë në fushatën izraelite që pasoi. Katari është angahzuar tani në një diplomaci intensive për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen nga hamasi dhe javët e shkuara ka negociuar lirimin e katër pengjeve, dy izraelitë dhe dy amerikanë. Emirati i pasur i gjirit ka qenë një mbështetës i flaktë i kauzës palestineze dhe ka kanale të hapura komunikimi me hamasin, sundimtarët islamikë të gazas. Katari që mban edhe bazën më të madhe ushtarake amerikane në lindjen e mesme, mban po ashtu edhe zyrën politike të hamasit dhe është rezidenca kryesore e liderit të tij në azil, Ismail Haniyeh. Një ditë më parë ndërkohë, mediat e huaja kishin folur për një kërkesë të presidentit amerikan Joe Biden, drejtuar kryeministrit izraelit, benjamin netanjahu, për një armëpushim të shkurtër që do të ndihmonte në lirimin e disa pengjeve.

Top Channel/ Ajatollahu i ri: Irani ta mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit
12/03 19:53
Top News- Khamenei i ri nuk tërhiqet/ Lideri suprem mban të bllokuar ngushticën e Hormuzit
12/03 19:46
Top News- ‘Nuk ka kërcënim iranian’/ Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të janë të sigurta
12/03 19:32
Top News – Bombarduesit amerikanë bëhen gati / B-1 ‘ndezin motorët’ në bazën ajrore britanike
12/03 17:35
Top News – Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos
12/03 17:34
Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
DIGITALB DIGITALB